Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se mund të merr drejtimin e Kombëtares italiane.
Menaxheri i Chelseas është përmendur si kandidat i mundshëm për Marcello Lippin, i cili pritet të largohet nga detyra pas Kampionatit botëror.
Por, ai është distancuar nga roli duke theksuar se është i lumtur në Stamford Bridge.
“Unë në ekipin kombëtar? Jo, ndihem mirë këtu. Shpresoj të mbetem në Chelsea, kemi mundësi të mirë të fitojmë tituj”, tha Ancelotti për Radio anch’io lo sport.